Ka me u ndryshue Ligji për festat zyrtare

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tashma kanë vendosë për inicimin e nji komisioni për nismën legjislative lidhun me ndryshimin e ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, ligj ky i cili asht kritikue shumë herë për shkak të numrit të madh të festave.

Nji inicim i tillë ka me u ba nesër në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, anëtarët e së cilit kanë me shqyrtue edhe projektligjin për performancën energjetike në ndërtesa, me amendamentet e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapsinor.