Ka ndërrue jetë ish kreu i Komunitetit Mysliman në Shqipni

Ka ndërrue jetë në moshën 80-vjeçare ish-Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipnisë, Selim Muça. Muça u nda nga jeta mbas mesnatës dhe lajmin e dhanë familjarë dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipnisë.

Selim Muça rrjedh nga nji familje me tradita islame. Baba i tij ka qenë Imam deri në momentin e ndërrimit jetë në fshatin e lindjes. Me fillimin e proceseve demokratike, asht angazhue totalisht në shërbim të Islamit dhe ringritjen e institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipnisë.

Karriera e tij fetare ka nisë në vitin 1992, ku ai ka shpërbye si Inspektor Arsimi në Komunitetin Mysliman deri ne vitin 1994. Po në këtë vit, Muça mban për 4 muej detyrën e myftiut të Elbasanit, ndërsa në vitin 1994-1995 ka qenë myftiu i Lezhës dhe Vlorës.

Në 1995 deri ne Mars 2004 mbajti postin e Shefit te personelit në KMSH dhe në Mars 2004 mori detyrën e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipnisë, post të cilin e mbajti deri në 2014.