Ka nji ndryshim për seancën e 1 Shtatorit për Demarkacionin

Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e paralajmërueme për me u mbajt me 1 Shtator asht vendosë me fillue nji orë e gjysë ma vonë.

Arsyeja e shtyemjes së kësaj seance, e cila pritej të fillonte në orën 10:00 për në orën 11:30 njoftohet se asht pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR’it.

R e n d i  i  d i t ë s

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,

5. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,

6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,

7. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,

8. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.