Ka optimizëm se borxhi nga Serbia ndaj pensionistëve kosovarë ka me u kthy

Borxhi i shtetit të Serbisë mbi nji miliard euro, ndaj 60 mijë pensionistë të shtetit të Kosovës, të cilëve që nga mbaslufta iu kishte refuzue pensioni, në nji kohë shumë të shpejtë munden me iu kthy.

Kjo erdhi mbasi që Avokati i Popullit në Kosovë, Hilmi Jashari pati kërkue nga Komuniteti i Ministrave që e drejta që iu takon pensionistëve për të marrë pensionin të iu kthehet.

Jashari në nji intervistë për KosovaPress asht shprehë optimist që pensionet e Fondit Pensional kanë me ju kthy pensionisteve të Kosovës.

E gjithë bindja e tij bazohet në përgjigjen e fundit që ka marrë nga Komuniteti i Ministrave, si dhe besimit ndaj aktgjykimit që ka nxjerrë Gjykata Evropiane e Strasburgut.