Ka përfundue mbledhja e LDK’s: Abrashi kallxon çka u bisedue aty

Ka përfundue mbledhja e kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën nuk asht marrë ndonji vendim, por veç janë diskutue disa çashtje.

Arban Abrashi, zadhënës i LDK’s, tha se gjatë këtij takimi asht diskutue lidhun me Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi, ndërsa bani të ditun se mbledhja e Qeverisë e shtyeme për nji kohë të pacaktueme, asht ba për me vazhdue debatin.

“Asht debatue rreth temave aktuale, ka të bajë me çashtjen e shënimit të kufinit me Malin e Zi, e cila ka me shkue shumë shpejtë në Kuvend. Asht mendue se nevojitet ma shumë debat rreth kësaj teme”, tha Abrashi.

“Faktet janë në anën tanë dhe ato kanë me u prezentue shumë shpejtë. Jemi në përputhje me qëndrimet e partnerëve të koalicionit. Kryeministri ka pasë raporte edhe me zyrtarë të Brukselit lidhun me këtë çashtje”, ka thanë ai.

Abrashi ka sqarue se mbledhja ka me u shtye, por për shkak të vitave.

Ai po ashtu ka thanë se: “Asht bisedue për zvogëlimin e kabinetit”, por nuk ka dhanë detaje.