Ka përfundue procesi i autopsisë për rastin Dehari

Tashma ka përfundue procesi i autopsisë së të ndjerit Astrit Dehari, i cili ndërroj jetë të Shtunën në në burgun e Prizrenit.

Rezultatet kanë me u shpall gjatë ditëve në vazdim.

Kujtojmë, se prezent me këtë rast ishin kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha, dy ekspertët e caktuem nga familja Dehari, Besim Ymaj nga Shqipnia dhe Besim Latifaj nga Anglia.

Gjithashtu, prezent ishin tre mjekë nga Instituti, një përfaqësues i EULEX’it, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, si dhe përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje.