Ka përfundue qetë protesta në Kumanovë, kjo ishte kërkesa e protestuesve

Ka përfundue qetë para pak çasteve protesta në Kumanovë, ku disa mija qytetarë nga ky qytet, por edhe nga vende tjera të Maqedonisë kërkuen drejtësi për vrasjen e fëmiut 4-vjeçar Almir Aliu nga nji bashkëqytetar maqedonas. Protestuesit porositën se “nëse nuk funksionon sistemi, qytetarët munden me marrë në duert e veta drejtësinë”.

Në fund të protestës, që u përmbyll para gjykatës në Kumanovë, u lexue edhe mesazhi i organizatorëve.

“Fajtori duhet me u denue në përputhje me Kushtetutën dhe me kodin penal të Maqedonisë.

Fëmitë janë ardhmënia e çdo shoqnie dhe kur cenohet jeta e tyne cenohet ardhmenia e vendit. Kur krimi nuk merr dënimin e vet, shpirti shqetësohet, urrejtja shtohet dhe qytetarët e marrin drejtësinë në duert e veta. Shpresojmë se institucionet e drejtësisë kanë me u kallxue konstruktivë dhe kanë me dhanë dënimin maksimal”, u tha mes tjerash në mesazhin e organizatorëve të protestës.

Organizatorët apeluen për shpërndamje të qetë të protestuesve, tue kërkue që mos me ra në provokime eventuale të policisë.

kumanova-protesta2_1467642127-8941267