Ka ra numri i rasteve të kontrabandës në Mitrovicën e Veriut

Ditë ma parë njësitet e Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë kapë nji tentim për kontrabandim të naftës në rajonin e Mitrovicës.

Bahet fjalë për mbi 2 mijë e 500 litra naftë. Mirëpo, kjo nuk asht hera e parë që ndodhë nji gja e tillë, mbasi që pika doganore në Mitrovicën Veriore nuk kontrollohet 100% nga shteti i Kosovës, raporton Indeksonline.

Zadhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, i ka thanë Indeksonline se prej që asht vendosê Dogana në vitin 2013 në dy pikëkalimet veriore ka ra numri i rasteve me kontrabandë.

“Fillimisht më lejo me theksue se që nga vendosja e Doganës (Dhetor 2013) në dy pikëkalimet veriore kemi ranie të numrit të rasteve me kontrabandë, kjo ranie reflektohet me rritjen e të hyrave nga ajo pjesë e territorit”, ka thanë Stavileci.

Simbas tij, nuk mundemi me pasë rritje të hyrave në nivel vendi dhe në anën tjetër të kemi rritje të konrabandës mbasi që për me u rritë të hyrat duhet me u ulê evazioni fiskal.