Ka vdekë deputetja laburiste Jo Cox, që u sulmue sot

Ka ndërrue jetë deputetja e Britanisë së Madhe, Jo Cox, e cila u qëllue me thikë dhe me armë zjarri në zonën e saj zgjedhore në veri të Anglisë.

Policia në Yorkshir’in perendimor, bani me dije se asht arrestue nji mashkull mbas këtij sulmi, transmeton Reuters.

Simbas Policisë, edhe nji person rreth 50 vjeç ka marrë lëndime të lehta.

Cox, 41 vjeçare deputete e partisë Laburiste, u sulmue derisa pregaditej me mbajtë takim me zgjedhësit e saj në Bristol, jo larg Leeds’it.