Ka vdekë drejtori i Wikileaks

Drejtori i “Wikileaks” dhe mentori i themeluesit të këtij sajti, Julian sange, Gavin MAcFadyen ka vdekë në moshën 76 vjeçare.

Këtë e ka ba të ditun Qendra për hulumtime gazetareske, themeluese e së cilës ishte MAcFadyen, shkruen RT.

Në të njajtin rrjet social me llogari të Wikileaksit asht ba e ditun se MAcFadyen, përveç kësaj, ka qenë edhe mentor i Asange, si dhe miku i tij ma i afërt në Londër, ku themeluesi i Wikileaks për ma shumë se katër vjet mshefet në ambasadën e Ekuadorit mbasi që kërkohet për proces gjyqësor në Suedi lidhun me nji aferë seksuale.