Video: Ka vdekë ish presidenti i Izraelit Shimon Peres

Ish-presidenti i Izraelit dhe laureati i çmimit Nobel, Shimon Peres ka vdekë sot mbasi ka pësue nji goditje të madhe, kanë thanë doktorët në Izrael.

Peres, 93 vjeçar, ishte njani prej liderëve ma të pëlqyem në Izrael dhe jashtë vendit.

Ai ka qenë në pothuejse çdo pozicion publik në Izrael, në karrierën e tij politike prej shtatë dekadash.

Peres asht vlerësue për udhëheqjen e vendit në momentet përcaktuese, që prej krijimit të arsenalit bërthamor në vitet 1950 deri te bisedimet për paqe me palestinezët në vitet 1990.

Peres ka fitue çmimin Nobel për Paqe në vitin 1994, për rolin e tij në bisedimet e paqes.

Lajmin për vdekjen e tij e ka raportue edhe gjiganti BBC.