Ka vdekë baba i Cosa Nostra

Bernardo Provenzano, ish-shefi suprem i Cosa Nostra’s, mafias siciliane, vdiq sot në moshën 83-vjeçare, mbas nji jete plot mistere, persekutime dhe dhune.

Ish-shefi kriminal ndodhej në spitalin ”San Paolo” në Milano dhe ishte diagnostikue me kancer.

Bernardo Provenzano u arrestue në vitin 2006 mbas 43 vjet n’ikje.

I burgosun nën nji regjim të naltë sigurie, mbas disa dënimesh të përjetshme, bosi i mafias u shtrue në spital në vitin 2014.

I lindun më 31 Kallnor 1933 në Corleone (Sicili), bastioni historik i Cosa Nostras, Provenzano i ngjiti tana shkallët derisa arriti në majë të Kupolës, organ i vendimit suprem.

Mandej, në vitet ’70 të shekullit të kaluem, ai kaloi në jetë nëntoke.

Semundjeet e tij shtyen negociatat me shtetit per krimet e pazgjidhuna, mirepo edhe para se t’i keqesohej gjendja, ai rezistone ne cdo bashkepunim me sistemin gjyqesor.