Ka vdekë nobelisti Elie Wiesel, i mbijetuemi i Holocaust’it. Në mesin e deklaratave për vdekjen e tij asht edhe ajo e Jahjagas

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe dhe i mbijetuemi i Holocaust’it, Elie Wiesel, ka vdekë në moshën 87 vjeçare, ka njoftue mbramë memoriali izraelit i Holocaust’it, Yad Vashem.

Ai ka vdekë në shtëpinë e tij në qytetin e New York, ndërsa shkaqet e vdekjes nuk janë ba të dituna.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në deklaratën e tij tha se “Elie Wiesel kishte shërbye si rreze drite dhe ishte nji shembull, që besonte në mirësinë e njeriut”.

Pesidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, vlerësoi se i ndjeri Wiesel ishte “hero i popullit hebre”.

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Elie Wiesel ishte “ndërgjegje e botës”.

“Ai e ngriti zanin jo vetëm kundër anti-semitizmit, por kundër urrejtjes, fanatizmit dhe jotolerancës, në tana format”, tha Obama.

E nga Kosova ka shkrue ish presidentja Atifete Jahjaga. Ajo në nji status në Facebook ka shkrue:

“Kur e keqja e tregon fytyrën, nuk duhet të presësh, nuk duhet ta lejosh të marrë hov. Duhet të ndërhysh”.
Ishte kjo thirrja e Elie Weisel, i mbijetuar i Holokaustit, që preku ndërgjegjen e vendimmarrësve në kryeqytetet perëndimore, për t’i dhënë fund luftës në Kosovë.
Ai sot u nda nga jeta, mirëpo kujtimi dhe falënderimi që kemi për ndihmën që ai i dha vendit tonë, nuk do të shuhet kurrë”.