Tronditet edhe Kabuli: 31 të vramë, 160 të lënduem!

Të paktën 31 persona janë vra dhe ma shumë se 160 të tjerë janë lëndue mbas nji shpërthimi në nji protestë në kryeqytetin afgan, Kabul, njoftojnë zyrtarët e ministrisë së Shëndetësisë në Afganistan.

Shpërthimi ndodhi në sheshin “Deh Mazang” ku mija njerëz nga minoriteti Mazara po marshonin për me kërkue ndryshime në nji rrugë të nji linje të planifikueme të energjisë elektrike, raporton BBC.

Ata janë të zemëruen se linja anashkalon zonat me popullatë të madhe hazarane.

Shkaktari i shpërthimit asht i paqartë, edhe pse televizioni Tolo raporton se sulmi asht krye nga nji kamikaz.

 

1-sulmii