Kadaj Bujupi: Tashma s’kemi te bajme me Qeveri, por me regjim

Ne nji lidhje telefonike per Rrokum Roll, foli kryetarja e Grupit Parlamentar te AAK’s – Donika Kada-Bujupi.
“Nese nuk e marrin ndonji vendim ekstrem, neser lirohemi, por kurre nuk i dihet”, tha ajo per lirimin e saj.

Zoja Kada-Bujupi vleresoi se tashma nuk bahet fjale per pushtet ose qeveri, por per regjim.

“Ky regjim, qe po vazhdon me perndjeke opoziten, nuk asht i zoti me qendrue ne krye te vendit, oret e minutat i kane te numerueme”, tha ajo.

Ajo vleresoi se ne zbatim e siper asht edhe Presidenca.

“Aty ku nuk sundon ligji, atu ku pushteti sundon dhe nuk qeveris, bahet fjale per regjim”, ritheksoi Kada-Bujupi.

Ajo ftoi tane qytetaret me marre pjese neser te salla 1 Tetori, ku ka me mbajte tubim opozita per me u mobilizue per protesten e 26 Marsit.

“Hashim Thaçi per me marre postin, ka dhane terminale, dikastere ne poste ministrore, e miliona”, vleresoi Kada-Bujupi, kur moderatori Jupolli ia kujtoi lajmet se kauza e opozites per komunen e Prilluzhes nuk asht kauze e vertete, mbasi qe ajo komune nuk ka me u formue.

Ndersa per lajmin, te cilin Televizioni Rrokum e ka publikue tash e nji jave, se ne diten kur Thaçi ka me ba betimin e Presidentit ka me u ba feste ne shesh, Kada-Bujupi tha se edhe per diten qe u zgjedh Thaçi President asht thane se ka me u ba feste, por qysh tha ajo – ate dite Kosova ka kajt.