Kadaj Bujupi: Gjykatësi nuk i lejoi aktivistët e VV’s me marrë pjesë në varrimin e Astritit

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi ka ba të ditun se gjykatësi përgjegjës i rastit kundër gjashtë aktivistëve të VV’s, nuk i ka lejue kolegët e Astritit të ndjerë që të marrin pjesë në varrim.

Kadaj-Bujupi asht shprehë se gjykatësi pa të drejtë jau ka mohue të drejtën për me qenë në varrimin e Deharit katër aktivistëve të VV’s.

Postimi i plotë:

Gjykatësi përgjegjës për montim të rastit ndaj gjashtë aktivistëve të Lëvizjes, sot e paska bërë shkeljen tjetër, duke mos lejuar pjesëmarrjen e Atdheut e Egzonit, e as Adeas, Frashërit e Petritit, në varrimin e Astritit. Ndonëse një gjë e tillë ishte pranuar fillimisht. Por, poshtërsia e këtij pushteti nuk ka fund. Prandaj, ky pushtet duhet të largohet me gjithë poshtërsinë e pashoqe.