Kadaj – Bujupi: Nga sondazhet e fundit VV prin fuqishem, vec 2% larg nga PDK

“Kam kalue ne Vetevendosje ne nji moment kyç, e kam gjete nji ambient te jashtezakonshem, nji vend kur ofron mundesi per kuadro te ndryshme, jane me mija aktiviste qe e bajne punen e tyne mire”, tha e ftueme ne Rrokum Roll, Donika Kadaj-Bujupi.

“Nese e konsideron si nji sukses te se djathtes shkaterrimin e vendit permes privatizimit masiv, ku i la pa pune rreth 72 mije qytetare te Kosoves, atehere le ta perqafon te djathten e tij”, tha deputetje lidhun me deklaratat e Kadri Veselit mbas daljes se saj nga AAK ne VV.
Ajo shtoi se asnji parti ne Kosove s’asht e profilizueme ne te djathte apo ne te majte, perveç VV’s.

“Kemi mberri ne nji faze ku kemi pushtet e jo shtet, kur po rritet pushteti e po humb shteti”, vleresoi deputetja, tue theksue se ne vend ka probleme te shumta sociale e ekonomike.

“Nese asht kriter shtese Demarkacioni me Malin e Zi, atehere asht krejt e padrejte. Duhet me u diskutue edhe njihere marreveshja perderisa egziston mundesia e ofrueme nga Mali i Zi”, tha ajo tue fole per liberalizimin e vizave.

“Asht nji drejte e mohueme per dekada me radhe, kemi qene si nji zone gri, kjo per fajin e qeveritareve te korruptuem”, tha ajo per heqjen e vizave.

“Pertej vullnetit te Malit te Zi, Thaçi e kompania e tij insistojne qe Kosova me heq dore nga nji toke vitale, nga nji toke e Kosoves”.

“Riformatizimi ndodh kur shkon Isa Mustafa si Kryeminister, e Kadri Veseli si Kryeparlamentar”, vleresoi ajo rreth riformatizimit te Qeverise, ku tha se nuk ka kuptim me u ba kjo per nji pozite te ministrit.
“I kemi dhane tana sqarimet tona per 14 Maj. Na kemi me qene ne angazhime te partise, e s’kemi çka me shtue…i kemi mendimet e njajta”, tha ajo dhe shtoi se jane rrite interesimet e qytetareve per me hy ne kete levizje, ku qysh tha ajo, VV’n po e shohin alternativen e vetme per me dale nga kjo gjendje.

Ne vazhdim, Kadaj-Bujupi tha se VV asht rrite, dhe se asht veç 2% larg PDK.

“Nese flitet per privilegje, kam heq dore nga to, por une nuk i kam ndryshe bindjet”, tha nder tjera Bujupi tue fole per kalim e saj ne VV.