Kadaj-Bujupi: Pamvaresisht pergjigjes se Kushtetueses, per opoziten Thaçi s’ka me qene asnjihere President legjitim

Ne nji lidhje telefonike per Rrokum Roll, foli deputetja Donika Kadaj Bujupi.

Ajo sqaroi se per me krye nji pune te saj private, asht dashte me marre leje nga Gjykata, e qysh tha ajo, keshtu asht kur je n’arrest shtepiak.

Tue e quejt seancen e zgjedhjes se Thaçit President si tejet te jashtezakonshme ne kuptimin e plote te fjales, ajo vleresoi se quorumi kunder Hashim Thaçit asht konfirmue nga qytetaret e Kosoves qe dolen ne proteste.

“Pamvaresisht qe vendi asht i kapun, na po i respektojme procedurat, gjykatat, prokurorin, por jo çdo here jemi te kenaqun me vendimet e tyne, por kjo neve nuk ka me na damtue dhe nuk ka me na ndale ne perpjekjet tona”, theksoi ajo.

“Hashim Thaçi asnjihere nuk ka me qene legjitim per neve, perderisa ne diten e zgjedhjes se tij ka kerkue me u zvarrite deputetet ne sallen e Kuvendit”, vleresoi ajo, tue shtue se ai ka me qene veç President i deputeteve te LDK’s e PDK’s.

Ajo shtoi se opozita pret pergjigje nga Kushtetuesja ne te miren e opozites e qytetareve.