Kadaj: S’bahet ma fjale per rikthim te demarkacionit, por per mosrikthim te qeverise!

Me arrestuen se kisha sprej me veti me ndalue demarkacionin!

Donika Kadaj-Bujupi, deputete e Vetevendosjes ka thane se asht arrestue me 1  Shtator ngase ju ka gjete nji sprej, tue thane se nuk ka qene as gaz lotsjelles por as mollotov.

Kadaj nuk ka dasht me dhane detaje, kur asht pyet nga moderatori Fidan Jupolli ne Rrokum Roll se per kend ka qene ai sprej e cila ju ka gjete asaj nga policia.

Megjithate ajo ka thane se target kane qene te gjithe ata qe po cenojne integritetin e vendit dhe po falin territor.

Por kur asht pyet per dallimin mes qeverise dhe Vetevendosjes qe po e i quejn kriminel, Kadaj ka thane se dallojne shume ngase ata po e zhbajne Republiken derisa Vetevendosja simbas saj po e mbron Republiken.

Ajo ka thane se afera ‘Pronto’ asht pasqyra ma e mire, se kush po udheheqe me vendin tue shtue se pothuej cdo dite ata po bahen multimilioner me krim e korrupcion.

Deputetja e VV’s ka thane se propaganda per 1 Shtatorin se ka me u derdh gjak ka ndikue negativisht edhe ne pjesmarrjen e qytetareve.

Derisa per riprocedimin e Demarkacionit ne Kuvend, Kadaj ka thane se Qeveria tashma nuk ka ma as legjitimitet, tue shtue se s’ka  ma kthim per ta por duhet me reflektue dhe duhet me shkue vendi ne nji proces zgjedhor ngase ma asgja ne vend nuk po funksionon.

Ajo ka thane se kthimi i Demarkacionit ne Kuvend nenkupton tensione te reja dhe se Demarkacioni asht i vdekun ngase simbas saj kjo nuk ka me u lejue dhe rezistenca ka me vazhdue deri ne fund.