Kadaj: VV nuk ka me marrë pergjegjësi për atë çka ka me ndodhë mbrenda dhe jashtë Kuvendit nëse vjen me u ratifikue marrëveshja

“Mali zi sot bani agresion, hyni mbrenda territorit, e largoi flamurin kombetar ende pa u ratifikue marreveshja”

Ne emisionin Rrokum Roll ne Rrokum TV mysafire ishte Donika Kadaj Bujupi, e cila ka komentue veprimet e fundit qe kane te bajne me caktimin e kufinit me Malin e Zi.

“Ende pa u ratifikue Marreveshja per Demarkacionin, policia e Malit te Zi ka hy ne territorin e Kosoves dhe ke heqe flamurin, te cilin e kemi vendose na. Kjo nderhymje asht agresion, sepse nuk as baze juridike”, ka thane Kadaj.

Ajo ne vazhdim thote se Kosova ka qene dashte me ba note protesta, jo e kunderta.

“Kosova ka qene dashte me ba note proteste per veprimet e Malit te Zi, por Qeveria hesht, sikurse hesht edhe ne raport me Serbine”.

Kadaj ka shfaqe ne emision nji dokument, per te cilin thote se i ka ra n’dore nga nji ish zyrtar, ku konfirmohet se ka pase projekte per me u ndertue nji hidrocentral pikerisht ne vendin ku po don me u ba kufini.

Ajo ka komentue edhe per deklaratat nga eksponente te Qeverise qe kane krahasue Adem Jasharin me Car Llazarin.

“Asht tup me ba nji krahasim te tille. Po me vjen turp edhe mue sot me perserit kete”.

Ajo ka fole edhe per Jablanovicin, tue e cilesue si partner te Isa Mustafes dhe Kadri Veselit, i cili “asht talle me gjakun dhe nderin e deshmoreve, me veprimin e bame ne Koshare”.

Kadaj paralajmeron se nese Marreveshja per Demarkacion vjen ne Kuvend per me u ratifikue, ka me qene pergjegjesi e Hashim Thacit dhe Qeverise, per ate se cka ka me ndodh mbrenda dhe jashte Kuvendit.

“Na nuk japim pergjegjesi, nese keta luejn me lojna tue i shantazhue deputetet, sic kane ba ne te kaluemen”.