Kadare: Nanë Tereza e thirri Clintonin, i tha biri im ban diçka për shqiptarët e mi

Asht thanë shumë herë se Nanë Tereza, tashma Shën Tereza, gjatë luftës në Kosovë e ka thirr presidentin e atëhershëm amerikan Bill Clinton, dhe e ka lut me ndërhye për me sjellë paqen.

Këtë e ka vërtetue shkrimtari Ismail Kadare, i cili thotë se Nanë Tereza e thirri Clintonin dhe i tha “Biri im ba diçka për shqiptarët e mi”.

“Nënë Tereza ka marrë në telefon Bill Clintonin dhe i ka thanë: Biri im ba diçka për shqiptarët e mi”, ka thanë ma parë shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare!

“Duke ja thanë kjo Nanë e Kishës, Clintonit, ai çlirohet nga ç´do skrupull moral, sepse atij po i thotë nji njeri i shejtë. Ajo theu ligjin e fesë për popullin e saj, theu rregullin e fesë për shqiptarët e saj. Me këtë ajo i ka la të gjitha. E turpi ynë i përbashkët asht për shamjet ndaj Nanë Terezës”, u shpreh Kadare në gjykimin e tij për Nanë Terezën.