Kadri Veseli ban homazhe te Varri i Presidentit Rugova dhe viziton familjen tij. Qe çka tha për Rugovën!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndrue në rezidencën e ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Veseli ka takue familjarët e Rugovës tue thanë se asht i nderuem që po qëndron në këtë familje.
Veseli ka thanë se Rugova asht pjesë e historisë së Kosovës që ka ndikue në themelimin e shtetit të Kosovës, raporton Indeksonline.

“Ne jemi shumë të nderuem që kemi ardhë. Kjo asht pjesë e historisë së Kosovës, në të cilin ka ndikue edhe themelet e shtetit të Kosovës”, ka thanë Veseli.

Veseli ka thanë se, qytetarët kanë respekt për punën e Presidentit historik.

“Ju duhet me qenë krenar me punën e Presidentit në të njajtën kohë edhe ne si qytetarë kemi respektin. Dëshiroj me urue Ditën e Presidentit, edhe pse sot, ai nuk asht ne mesin tonë”, ka thanë Veseli.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, po ashtu, ka ba homazhe te varri i ish-Presidentit Ibrahim Ibrahim Rugova, në lagjen Velania të Prishtinës.