Kadri Veseli: Drenasi dhe Skenderaji janë zemra e Kosovës (foto)

Kryetari i PDK, Kadri Veseli, sot ka vazhdue takimet me qytetarë ku ishte në Skenderaj dhe Drenas.

Në Facebook, ai ka shkrue se këto dy vende e kanë strehue gjatë luftës, dhe e kanë frymëzue për liri.

Statusi i Veselit:

Mitrovica është vendlindja ime, por Skënderaji dhe Drenasi janë vendet që më kanë strehuar gjatë luftës dhe frymëzuar tani në liri. Kjo zonë është zemra e Kosovës. I thashë anëtarësisë së PDK-së në Skënderaj dhe Drenas se në këtë rajon ndihem se qëndroj mbi supe të heronjve të rënë dhe atyre të gjallë të republikës sonë. Fillimi i Ri do të sigurojë edhe një shtysë për vende të reja të punës dhe për investime të reja në Skënderaj dhe Drenas. #FillimiRi

18446653_781761151999093_6527887585643361441_n