Kadri Veseli e ka nji kerkesë të preme për Demarkacionin!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thanë se çashtja e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet me perfundue sa ma shpejt.

Ai ka thanë madje se ky proces asht vonue shumë.

Veseli ka thanë se Demarkacioni asht përdor ma shumë për patriotizëm dhe mundje, mes pozitës dhe opozitës se kush po e mund njana-tjetrën.
“Kjo çashtje duhet me u krye. Këtë janë tue e kërkue edhe ndërkombëtarët. Nuk kemi kohë me të humbim me këtë proces. Demarkacioni duhet me përfundue edhe Kosova duhet me ecë në rrugën e integrimeve europiane”, ka thanë Veseli.

Ai ka thanë në emisionin “Monitor” në RTK se asht i sigurt se Demarkacioni ka me përfundue, derisa ka tregue se mos përfundimi i këtij procesi ka me i sjellë dame vendit.

“Nuk mund të themi se çka mund të ndodhë, por dame do t’i sjell vendit”, ka thanë Veseli.

Kreu i Kuvendit nuk ka mujt me thanë saktë se Demarkacioni ka me u kthue këtë vit në Kuvend.

“Unë jam racional dhe nuk due me folë me data apo muej. Por mund të them se Qeveria ka me sjellë Demarkacionin në Kuvend dhe ai ka me përfundue”, ka tregue Veseli.