Kadri Veseli e ka nji porosi për Albin Kurtin!

Mbas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka dalë në nji konferencë për media dhe ka shpreh se Demarkacioni ka me kalue bashkarisht për forcimin e unitetit, ndërsa Asociacioni i komunave Serbe ka me u themelue simbas Kushtetutës së Kosovës.

“Luftë ka pasë gjatë viteve 90′ dhe  nëse dikujt i ka mbet qejfi që nuk e ka tregue veten në kohën e luftës ta harrojë sot. Mirë asht të mos i damtojmë njerëzit. Kemi vuejt krejt bashkarisht.” tha Veseli.

Veseli tha gjithashtu se data e mbajtjes së seancës së rregullt të Kuvendit të Kosovës asht caktue e Ejta e javës së ardhshme, 22 Shtatori.