Kadri Veseli e ka nji porosi për tolerancën në vend

kadriveseli
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes nji postimi në Facebook ka thanë se ngjarjet e fundit në jetën politike të Kosovës e kanë ba të nevojshem ritheksimin e tolerancës në vendin tonë.
Ai tue kujtue, Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, ka shkrue se kjo ditë asht vlerë që duhet me qendrue në themelet e shoqnisë sonë.

 

Ky asht postimi  i Veselit në Facebook:

 

Sot është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës, e cila është një vlerë që duhet të qëndrojë në themel të shoqërisë sonë. Ngjarjet e pakëndshme të periudhës së fundit të jetës politike të Kosovës e kanë bërë të nevojshme për ne që të ritheksojmë dhe kultivojmë tolerancën në vendin tonë.

Ne duhet të përpiqemi edhe më shumë që të ndërtojmë një shoqëri sa më dinjitoze, që i përqafon plotësisht vlerat e liberal-demokracisë dhe që e sheh pluralizmin si pasuri, e jo si pengesë.

Një shoqëri ku dallimet e qëndrimeve, bindjeve dhe opinioneve trajtohen me dialog dhe mirëkuptim dhe ku qytetarë të përkatësive të ndryshme jetojnë në harmoni dhe në respekt të ndërsjelltë për njeri-tjetrin.

Prandaj, duhet që të gjithë të distancohemi nga gjuha e urrejtjes, paragjykimet dhe dhuna, e të ndërtojmë sa më shumë ura mes njerëzve dhe të hapim kanale komunikimi mes atyre që mendojnë ndryshe.

 

kadriaaa