Kadri Veseli e vulos, qe çka thotë për votimin e Demarkacionit!

Kreu i PDK’s, Kadri Veseli ka thanë se nuk do të ketë votim në këtë Kuvend për demarkacionin, që do të bjen në kundërshtim me interesat e qytetarëve.

Kjo deklaratë e Kadri Veselit asht në kundërshtim me ato që Hashim Thaçi e Isa Mustafa i deklaronin për Demarkacionin, që simbas tyne, duhet të procedohet në Kuvend, sepse asht në përputhje me interesat e qytetarëve.

“Na jemi fokusue në çashtjet e të papunëve dhe në luftën kundër korrupcionit. Kjo do të jetë vetëm nji etapë sepse do të futemi në reforma ma të thella. Kjo vendimmarrje do të ketë edhe hapa konkret në ditët e ardhshme”, ka shtue Veseli.

Veseli ka ftue opozitën me marrë pergjegjësi, tue shtue se koalicioni ka me vazhdue me krye obligimet nderkombëtare.

“Kemi me vazhdue me kryemjen e obligimeve ndërkombëtare me mendimin për të forcue sovranitetin e këtij shteti. Çdo vendim për Asociacionin do të jetë për sovranitetin e këtij vendi, e njajta vlen edhe për Demarkacioni kufitar me Malin e Zi, prandaj do të veprojmë për interesat e qytetarëve tanë”, ka thanë nder të tjera kreu i PDK’s.