Kadri Veseli flet për herë të parë për zgjedhje, po çka thotë për votat e demarkacionit!

kadriaaa

Kryetari i PDK’s, Kadri Veseli, për herë të parë, ka folë për deshtimet e koalicionit me LDK’n dhe Isa Mustafën.

Ka përmend zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet.

Ka përmend faktin se koalicioni i udhëhequn prej Isa Mustafës s’i ka votat për shenimin e vijës kufitare me malazezët.

Ka lëshue akuza në drejtim të Qeverisë se kishte gabue me Asociacionin e Komunave Serbe por se ishte përmirësue nga Gjykata Kushtetuese.

Kadri Veseli për herë të parë ja ka përmend LDK’s idenë për zgjedhje të reja si mundësi për me kthye në normalitet gjendjen politike në Kosovës.

Këtë ide, Veseli e ka thanë në nji intervistë për media, ku ka numërue deshtimet e Qeverisë dhe të Isa Mustafës.

Deshtimi i parë i Qeverisë, simbas Veselit, ishte gabimi që Qeveria bani me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Deshtimi i dytë, simbas tij, asht pamundësia e koalicionit për me ratifikue në Parlament, marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë situatë, Veseli ka përmend zgjedhjet si mundësi për kthim në normalitet.

“Nuk asht fundi i botës nëse nesër del nji opsion me marrëveshje politike në mes të kampit të pozitës dhe opozitës që të shkohet në zgjedhje dhe të kemi normalitet”, ka deklarue ai.

“Lëshimet, të cilat i ka ba Qeveria ja ka përmisue në mënyrë të jashtëzakonshme Gjykata Kushtetuese dhe kemi nji situatë tanësisht të qartë për çashtjen e Asociacionit”, ka shtue ai.

Për dallim prej Kryeministrit Mustafa, Kryeparlamentari Veseli e ka pranue edhe deshtimin e koalicionit për me i ba 81 vota për me ratifikue shenimin e vijës kufitare me malazezët. Ka thanë se vetëm PDK e LDK, pa Listën Srpska, nuk i kanë 2/3 e votave në Parlament.

“Na si partner i koalicionit pa Listën Srpska nuk mund t’i arrijmë 81 vota”, ka thanë Veseli.