Kadri Veseli flet për ndjekjen e Azem Syles!

Kadri-veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka komentue akcionin e EULEX’it dhe Policisë ku i dyshuemi kryesor për korrupcion dhe shpronësim të pronave asht deputeti Azem Syla.
Veseli ka thanë se para Ligjit të gjithë janë të barabartë dhe se gjykatësit e prokurorët duhet ta bajnë punën e tyne, njofton Klan Kosova.

“Na jemi përcaktue për shtet ligjor. I japim mbështetje të fuqishme për të vnue nji shtet ligjor. Prokuroria e gjyqësia të kryejnë punën e tyne në mënyrë të pamvarun dhe në të njajtën kohë të presim epilogun e vendimeve të tyne. Sido që të jetë të gjithë do të jemi të barabartë para ligjit”, ka theksue Veseli.