Kadri Veseli ka me e prishë koalicionin PDK-LDK

Me 8 Dhetor të vitit 2014, 2 liderët e partive ma të mëdhaja n’Kosovë PDK dhe LDK, u moren vesh që me lidhë partneritet Qeverisës ku kishin me udhëheq për 4 vjetët e ardhshme me Qeverinë.

Mirëpo me marrjen e postit të Presidentit, Hashim Thaçi duhet me patjetër të jap dorëheqje nga posti i t’parit të partisë, për shkak se Kushtetua nuk ia lejon me i pasë të dyja postet në t’njajtën kohë. E nëse Thaçi s’ka me pasë tash e tutje timonin e partisë që e krijoi vet, atëherë a ka me qenë mbasardhësi i tij, prej marrëveshjes, Thaçi-Mustafa.

Analisti Albert Krasniqi, thotë se kjo marrëveshje asht ndërmjet dy subjketeve politike e jo në mes të kryetarëve, mirëpo simbas tij ka raste të tilla ku ata që kanë synue postin e Kryetarit të nji partie kanë pasë për qëllim edhe prishjen e koaliconeve.

E si fakt tjetër që PDK mundet me prish koalicionin me LDK’n, Krasniqi i nxjerrë në pahë koalicionet e Qeverive të kalueme, ku PDK’ja i ka prishë ato dhe e ka çue vendin në zgjedhje të parakohshme.

Ndërsa gazetari dhe analisti, Adrian Çollaku thotë se me ardhjen në Krye të PDK’s, Kadri Veseli ka me tentue me çue vendin në zgjedhje ku shpreson me e marrë ndonji post egzekutiv.

Çollaku shton se qëllimet e këtij koalicioni; formim i Gjykatës Speciale dhe ngjitja e Thaçit në postin e Presidentit, janë arritë dhe shumë shpejtë mundemi me pa zgjedhje të reja.