Kadri Veseli kallxon pse e futi sigurmin n’seancë dhe kush kishte armë!

kadriu

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka pranue për herë të parë së mbrenda seancave të Kuvendit të Kosovës, deputete të pozitës dhe të opozitës kanë hy me armë zjarri.
Ai n’misionin “Republika” me Dardan Gashin, në Tribuna Channel, ka thanë se ka qenë pergjegjësi e madhe për te me tejkalue këtë sfidë.

Ai ka shtu se asht detyru me tërheqë fjalën e tij se nuk ka me lejue sigurimin mbrenda seancës, vetëm atëherë kur ka kuptue se mbrenda Kuvendit deputet nga të dyja palët kanë pasë armë zjarri me vete.
“Ata kanë ardhe me armë zjarri mbrenda dhe jam frigu se mundet me ndodhe ndonji ballafaqim dhe se ka me ndodhe diçka edhe ma e madhe. Prandaj, ma mirë ishte me e tërheq fjalën teme se me ndodhe diçka. Deputete edhe nga opozita, edhe nga pozita, kanë pasë armë me vete, andaj jam detyru me tërheq fjalën teme për mos me leju me ndodhe diçka ma e madhe”, ka theksu Veseli në “Republika”.