Kadri Veseli: Kjo asht loja që po e luen Vetëvendosje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në nji intervistë dhanë për gazetën “Epoka e re”, ka folë për debatin parlamentar për vlerat e UÇK’s që u ba në raport me situatën e krijueme, ku me shumicë votash u mbështet rezoluta e harmonizueme nga grupet parlamentare të PDK’s, të LDK’s, të AAK’s dhe të Nismës.

Veseli ka thanë se kjo rezolutë nuk asht e vonueme, por ka qenë dasht shumë ma herët me u ba nji ligj për vlerat e luftës, që kishte me i sanksionue në mënyrë ligjore të drejtat dhe obligimet që i kanë ish-luftarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Lufta politike e cila mundet me u ba për përfitime elektorale nuk duhet me u bartë në ato çaste që na bashkojnë të tanëve, në këtë rast çashtja e vlerave të luftës së UÇK’s dhe në përgjithësi në çashtjet që kanë të bajnë me interesin e vendit tonë. Asht e vërtetë se asht tue u krijue nji praktikë jopozitive gjatë seancave parlamentare. Një pjesë e opozitës nuk pajtohet me asgja dhe vnon dilema për tana të arritunat e deritashme në vendin tonë. Kjo praktikë, e nxitun nga nji pjesë e opozitës, të cilën po e shihni gjatë seancave, nuk reflekton mençuni politike dhe realisht nuk u shërben interesave të shtetit”, ka deklarue Veseli.

I pari i PDK’s ka folë edhe për deklaratën që ka dhanë atë ditë në seancë, mbas përplasjes së deputetëve Nuredin Lushtaku dhe Glauk Konjufa, ku tha: “Runu! Ishalla veç s’e vrani veten!”, për të cilën deklaratë Lëvizja Vetëvendosje! u ndje e kërcënueme.

“Loja e sulmit si teknikë mbrojtje asht e njohun gjatë. Vetëvendosja po mundohet me luejt mirë këtë pjesë, por realiteti, i parë nga krejt qytetarët e Kosovës, asht se unë, me krejt qenien time, veprimin tim dhe fuqinë time politike e ligjore që e kam si kryetar i Kuvendit të Kosovës, mundohem me minimizue hapësinën e konfliktualitetit në Kuvendin e Kosovës”, ka thanë Veseli.