Kadri Veseli mbyll ditën me 36 deputetë: S’paska pasë faj opozita

Nuk ishte e sigurt nëse kishte me nisë seanca e paralajmërueme për orën 10:00, sepse nuk kishte quorum.

E derisa në sallë ishin vetëm 52 deputetë, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi 10 minuta pauzë, e cila ishte efektive sepse bani të mundun vazhdimin e seancës. Por Veseli nuk harroi me e përshëndetë dhe opozitën, e cila edhe kësaj here e kishte vendosë me bojkotue Kuvendin.

Në Kuvend nuk ishin as shumica e ministrave, sepse aty u pa vetëm ministrit i Punëve të Mbrendshme, Skender Hyseni.

E metë nisë seanca, betimin si deputete e re nga radhët e LDK-së , e bani Mirjeta Kalludra, që zavendëson konsullen Teuta Sahatçia.
E duket zgjedhjet e anëtarëve të disa bordeve publike, të propozueme nga Qeveria, po krijonte monotoni, sepse jo pak deputetë u panë tue hy’ e tue dalë nga salla e seancës plenare.

Disi ma ndryshe ishte marrë deputeti Ramiz Kelmendi, i cili qëndronte te foltorja.

Ndërsa ulëset e opozitës, kësaj here deputeti Nait Hasani kishte vendosë mos me i lan bosh.

Kuvendi i Kosovës arriti me zgjedh Elif Togmak, anëtar të bordit të RTK’s nga komuniteti jo shumicë me mandat trevjeçar, ndërsa Abit Hoxha dhe Anita Morina –Saraçi, u zgjedhën anëtarë të Komisionit të Pamvarun për Media, me mandat dyvjeçar.

Po ashtu, Drejtor për Autoritetin Rregullativ për Shërbime Ujore u zgjodh Raif Preteni, ndërsa asnji prej emnave të propozuem për zavendësdrejtor nuk arritën me i marrë votat e mjaftueshme, e njajtë ndodhi edhe për anëtarin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në mungesë të quorum’it, Kuvendi shkoi në pauzë deri në ora 15.

E hiç ma mirë nuk ishte seanca në pjesën e dytë të saj, pasi që numri i deputetëve kishte ra në 36 dhe se nuk mundësohej quorumi për zgjedhjen e anëtarëve tjerë të bordeve publike.

E në këtë pjesë nuk ishte as nji ministër, por edhe në projekt propozimet ku u shqyrtue raporti i Komisionit parlamentar të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Kulturë, Rini dhe Sport lidhun me mbikëqyrjen e zbatimi për Arsim Parauniversitar.

E kundërreagime pati nga Alma Lama dhe Melihate Termkolli të cilat kërkuen prezencën e Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.
E nënkryetari, Haliti tha se nuk i takon atij me vendos për mëditjet e deputetëve.

E si pasoj e kësaj, seanca u la që të vazhdohet nesër në ora 10, me disa përsëritje të pikave nga rendi i sotëm i ditës.