Kadri Veseli me pozitën e opozitën n’Bullgari

Deputetët e partive opozitare i janë rikthye udhëtimeve jashtë vendit, si përfaqësues të Kuvendit të Kosovës.

Kësisoj, dy deputetët e subjekteve opozitare, Ismajl Kurteshi nga “Vetëvendosja” dhe Daut Haradinaj i AAK’s pritet që sot së bashku me deputeten e PDK’s, Blerta Deliu-Kodra dhe Muhametën Mustafën e LDK’s të nisen për Sofia të Bullgarisë.

Së bashku me deputetët do të jetë edhe shefi i tyne, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Si meson Indeksonine, deputetët kosovarë pritet me marrë pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të Evropës-Juglindore.

Deputeti i Lëvizjes “Vetevendosjë”, Ismajl Kurteshi ka konfirmue për Indeksonline se do të jetë pjesë e këtyne punimeve.

“Po, do të shkojmë së bashku me të tjerët”, ka tanë shkurt ai.

Kjo konferencë pritet me zgjatë prej datës 9 deri 11 Qershor.