Kadri Veseli ndigjon hallet e banorëve të larguem nga banesat!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka takue sot paradite banorët e larguem nga banesa kolektive në lagjen “Dardania” të cilët që nga mëngjesi kanë prit para ndërtesës së Kuvendit për me takue kryeparlamentarin Veseli.

Veseli i ka ndigjue kërkesat e banorëve, ndërsa i ka sigurue se ka me ba përpjekje me ju gjetë nj zgjidhje në përputhje me legjislacionin dhe të drejtën humanitare.

Banorët kërkuen nga kryetari i Kuvendit ma pa mundësinë e gjetjes së nji zgjidhje , mbasi siç thanë ata, kanë mbet pa strehë në stinën e dimnit.

Banorët e familjeve të dëbueme e kanë falënderue kryeparlamentarin Veseli për pritjen që u ka ba dhe kanë shfaq shpresën se kreu i Kuvendit do të përpiqet me gjetë nji zgjidhje.

Mësohet se kryeparlamentari Veseli ka me i prit edhe në nji takim tjetër përfaqësuesit e 131 familjeve të debueme nga ndërtesa në lagjen “Dardania”.