Kadri Veseli në ceremoninë e nominimit të Hillary Clinton për Presidente

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njiherit lider i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka udhëtue për në Philadelhpia të Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Me ftesë të Partisë Demokratike, kryetari Veseli ka me qenë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku zoja Hillary Clinton ka me u nominue zyrtarisht kandidate për Presidente të Shteteve të Bashkueme.

Gjate qëndrimit disaditor në SHBA, kryetari Veseli pritet me pasë takime me zyrtarë të naltë të Shtetit amerikan dhe personalitete tjera nga bota.