Kadri Veseli nesër merr drejtimin e PDK’s!

kadriveseli

Nesër me 7 Maj, tue fillue prej orës 10:00, do të mbahet Konventa Zgjedhore e PDK’s.

Kjo parti do të bahet me kryetarin e saj të ri.

Kështu konfirmoi për lajmi.net Sekretari i PDK’s, Basri Musmurati.

“Tana përgaditjet i kemi ba vetëm presim që prej orës 10:00, të vijnë delegatët që të nënshkruhen në mënyrë që n’orën 11:00, të fillojë konventa”, tha Musmurati për lajmi.net.
Deri tash, zyrtarisht dihet se Kadri Veseli, asht i vetmi kandidat për të parin e PDK’s. Tash për tash nuk asht konfirmue asnji kundër kandidat.

“Deri më tash nuk ka arritë asnji kandidaturë tjetër, përveç ajo e Kadri Veselit për kryetar të partisë”, tha Musmurati.

Konventa Zgjedhore e PDK’s asht caktue të mbahet në Hotel “Emerald”.

PDK, rrugëtimin e saj e filloi 17 vjet ma parë me emnin si partia e Prosperitetit Demokratik të Kosovës.
Por në konventën e parë të saj, ndryshoi emnin në PDK.

Kryetar i parë dhe i vetmi i saj deri tash ishte Hashim Thaçi i cili qendroi tetë vjet në opozitë dhe për shtatë të tjera drejtori qeverinë si kryeministër i vendit.

Nga 2007, PDK asht në pushtet tue dalë gjithmonë fituese dhe tue lidh koalicione me parti të ndryshme.

Tash kur Thaçi asht president, 17 vjet mbas, ai dha dorëheqje nga i pari i partisë ashtu si e parashikon edhe Kushtetuta e vendit.

Nji ditë para konventës, Kadri Veseli asht kandidati i vetëm për të marrë drejtimin e PDK’s.