Kadri Veseli nga 800 metra nën tokë e jep nji lajm të mirë për Trepçën

Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci e kane vizitu minierën e Trepçës, ku së bashku me udhëheqësit kanë zbrite 800 metra nën tokë.

Veseli nga atje tha se deri në fund të javës tjetër ka me u finalizue Ligji për Trepçën, i cili nuk e lejon likuidimin e gjigantit ekonomik.

“Ligji ka me u finalizue mbrenda javës tjetër, kemi me dergue në Qeveri dhe pastaj kemi me qitë për votim në Kuvend”.

“Unë besoj se shumica e deputetëve kanë me votue pro këtij ligji”.

Nëse deri me 2 Nandor nuk miratohet Ligji për Trepçën nga Kuvendi i Kosovës, gjiganti ekonomik shkon në likuidim, simbas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme.

Deri te ky vendim, që e rrezikon Trepçën, ka ardhë mbas mosfunksionalizimit të bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, procedurave të prokurimit, dhe mbasi që AKP ka deshtue me ba me kohë studimin e fizibilitetit.

Ndërsa Veseli e Stavileci gjithashtu kanë njoftue edhe për iniciativën përmes së cilës kanë me përfitue punëtorët e veriut që do të punojnë në pjesën e Trepçës në jug se do ta kenë nga nji rrogë ekstra.