Kadri Veseli niset për vizitë zyrtare n’Amerikë

kadriveseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, ka udhëtu për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkueme t’Amerikës.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryeparlamentari Veseli, do të takohet me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të Shtetit amerikan dhe do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare parlamentare të shteteve anëtare të Bankës Botnore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.