PDK me kryetar të ri. Ai asht Kadri Veseli

kadriveselii

Kadri Veseli asht zgjedh Kryetari i ri i partisë ma të madhe në Kosovë.

Në votimin e hapun, të gjithë delegatët e kanë votue atë.

Në fjalimin e tij në Konventën e VII zgjedhor, Vesli ka kerkue që t’i jepet mundësia edhe ndonjanit nga anëtarët e partisë që të kandidojë për Kryetar.

Kadri Veseli nominohet për Kryetar të PDK’s!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, asht nominue për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, në Konventën e 7’të të jashtëzakonshme të PDK’s.

“Falënderoj kryesinë e PDK’s për vlerësimin që ma ka dhanë. Nuk kemi dasht me krijue formalizma, t’i hedhim sy vetes dhe mediave se kinse e kemi nji kundër-kandidat”, ka thanë Veseli në fjalimin e tij para të pranishmëve para se të shkohet në votim.

Ai ka kërkue nga delegatët që të mos e votojnë nëse nuk e njohin.

“Duhet me qenë të sinqertë, me shku me aklamacion 90% e diçka kanë me’m votue, pom vjen keq me paragjyku veten por duhet” ka thanë Veseli.