Kadri Veseli n’ora 15:00 shpall kandidaturën për kreun e PDK’s

kadria

Kadri Veseli n’ora 15:00 shpall zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’s, Kadri Veseli, në nji konferencë të thirrun për sot n’ora 15:00, në selinë qendrore të partisë, edhe zyrtarisht do ta bajë kandidimin e tij për të drejtue partinë ma të madhe në vend.

Konventa e PDK’s, në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri, asht parapa të mbahet me 7 Maj.
Veseli, deri me tash, nuk ka ndonji kundër kandidat, edhe pse vet në dy mbledhjet e Këshillit Drejtues të PDK’s ai ka kërkue të ketë nji tjetër garues përballë tij, që procesi të jetë ma demokratik.

PDK, ka mbet pa kryetar që kur Hashim Thaçi u dorëhoq mbasi u zgjedh nga Kuvendi President i ri i Kosovës.