Kadri Veseli, pa kundërkandidat për kreun e partisë?

kadriuuu

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Basri Musmurati, ka theksue se deri më tash kandidaturën për kryetar të PDK’s, nuk e ka paraqit asnji kandidat.

Ai ka thanë se ende nuk asht caktue se kur do të jetë afati i fundit deri kur kanë të drejtë ta paraqesin kandidaturën për shef të PDK’s, kandidatët e interesuem.

“Besoj se do të ketë kohë që kandidatët të paraqiten, përafërsisht nji javë para se të mbahet Konventa e PDK’s – me 7 Maj”, ka shtue Musmurati.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PDK’s, ka pasë propozime që ushtruesi i detyrës së kryetarit të partisë, Kadri Veseli, të emnohet kandidat për kryetar në Konventën e 7 Majit, për çka Veseli ka propozu që gara të jetë e hapun.