Çka thotë Kadri Veseli për AAK’n!

kadriveseli

Kadri Veseli thotë se PDK asht në koalicion me LDK’n, por në princip janë të hapun ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes, si thotë ai, që deshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës.

Kadri Veseli nuk e hedh poshtë mundësinë që në t’ardhmen partner i koalicionit me PDK’n të jetë partia e Ramush Haradinajt (Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës), ndonëse, simbas tij, me LDK’n janë në koalicion deri në Qershor 2018.

“Në princip, jemi të hapun ndaj të gjitha formulave të bashkëqeverisjes, të cilat deshmojnë se janë në shërbim të konsolidimit dhe ecjes përpara të Republikës së Kosovës”, ka deklaru Veseli gjatë nji interviste për gazetën “Zëri”, tue shtue se sistemi politik në Kosovë e ban të pashmangshëm bashkëpunimin ndërpartiak dhe kjo asht pozitive për demokracinë e re, sepse, si thotë ai, bashkëpunimi, kompromisi, ndamja e përgjegjësive, qoftë në nji koalicion, qoftë në role të ndame pozitë-opozitë, janë vetë fryma e demokracisë.

Ai thotë se do t’i ftojë liderët e partive opozitare në dialog, sepse, simbas tij, vetëm dialogu asht mjeti me të cilin do të dilet prej krize.