Kadri Veseli: Plagët e luftës i kemi ende të hapuna, jemi popull paqësor

kadriveseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka perkujtue Diten Botnore të Paqes.

Ai ka thanë se qytetarët e Kosovës e kuptojnë ma se miri randësinë e paqes.

Ky asht postimi i Veselit n’Facebook:

Ne qytetarët e Kosovës e kuptojmë më së miri rëndësinë e paqes, pasi deri në arritjen e saj kanë rënë mijëra dëshmorë dhe shumë plagë ende janë të hapura nga lufta.

Ne jemi popull paqësor dhe pikërisht sot në ditën ndërkombëtare të paqes, kujtojmë qytetarët e vendeve që ju mungon paqja dhe lutemi për paqe në gjithë botën. K.V.