Kadri Veseli s’e perjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli mbas mbledhjes së Kryesisë ka komentue djegien e kerreve zyrtare kohëve të fundit në vend.
Ai ka thanë se djegia e veturave asht nji akt i papranueshëm dhe i denueshëm, mbasi simbas tij, ata që po i bajnë këto vepra janë kundër pamvarësisë dhe shtetit.

Veseli ka thanë se do t’i bahet nji ofertë shumë serioze opozitës, për daljen nga ngërçi.

“Shumë shpejt do të ketë nji ftesë të vecantë për opozitën e cila asht shumë serioze. Me marrëveshje janë ba pamvarësi dhe shumë interesa të vendit, andaj jam optimist se opozita ka me pranue ftesën”, ka thanë Veseli.
Veseli tue fol për ofertën e opozitës, ai asht pyet se a mund të shkohet në zgjedhje të reja, nëse opozita nuk pranon as këtë ofertë.

“Me marrëveshje asht ba pamvarësia, me marrëveshje janë ba të gjitha, nenkuptohet edhe në zgjedhjet bahen me marrëveshje”, ka thanë Veseli mbas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ku ka folë para gazetarëve.