Kadri Veseli shpall zyrtarisht kandidaturën për postin e kreut të PDK’s. Mirënjohje perjetë për Thaçin!

kadriveseli

Kryetari në detyrë i PDK’s, Kadri Veseli, i cili sot shpalli zyrtarisht kandidaturën për me marrë drejtimin e partisë ma të madhe në vend, tha se ka ndërmarrë nji vendim shumë të randësishëm për të dhe familjen e tij.

Pas një konsultimi me bashkëshorten time, me familjen time, me kolegët e mi dhe pas pranimit të shumë mesazheve të përkrahjes nga votuesit e PDK-së kam vendosur të kërkoj nga anëtarët e partisë besimin dhe mbështetjen për të marrë përsipër përgjegjësinë e udhëheqjes së partisë”, tha Veseli.

Ai shprehu besimin se në këtë detyrë të re mundet me përmbush ma s’miri vokacionin e tij politik dhe mundet me i shërbye ma s’miri Republikës së Kosovës.

Të gjithë ne do të ngelemi përjetë mirënjohës dhe borxhlinj për kontributin e tij vendimtar në themelimin, forcimin dhe fitoret e partisë sonë”, ka thënë Veseli për President Thaçin.

Gjatë ditëve në vijim, do të vizitoj të gjitha rajonet e Kosovës, do të bashkëbisedoj me anëtarët dhe votuesit besnik të partisë sonë dhe do të angazhohem për mobilizimin dhe forcimin e strukturave të partisë”, tha Veseli.