Kadri Veseli sot pritet me u zgjedh kryetar i PDK’së

kadria

Partia Demokratike e Kosovës sot mban Konventën e VII-të zgjedhore. Siç asht ba ditun nga kjo parti, përveç zgjedhjeve mbrenda partiake do të zgjedhet edhe kryetari i partisë.

Deri tash, kandidat i vetëm për me marrë drejtimin e PDK-së, asht Kadri Veseli.

Veseli ditë ma parë ka shpallë edhe zyrtarisht kandidaturën e tij mbas dorëheqjes së Hashim Thaçit, i cili asht zgjedhun në postin e Presidentit.

PDK-në për 16 vjet e ka udhëhequn Thaçi, ish drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

PDK asht n’udhëheqje të Qeverisë që nga viti 2007, kur për herë të parë i fitoi zgjedhjet parlamentare, mbasi që nga mbaslufta ato i fitoi LDK e udhëhequn nga ish-presidenti, Ibrahim Rugova