Kadri Veseli sot shpalose platformën e tij politike

kadriveseliiiii

Lideri i ri i PDK, Kadri Veseli ka me shpalosë sot platformën e tij, me të cilën ka me tregue se si ka me udhëheqë partinë që aktualisht asht e para në Republikën e Kosovës.

Pjesa e dytë e Konventës ka me u mbajte në Pallatin e Rinisë në Kryeqytet.

Të dielën e kemi pjesën e dytë të Konventës. Në orën 17 në Pallatin e Rinisë do të jetë adresimi i Kryetarit të PDK-së bashkë me ju të gjithë, me siptanizantë dhe anëtarë të tjerë përballë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tregoi nënkryetari i PDK, Hajredin Kuçi.

Ndërkohë në nji njoftim në Facebook, Veseli tha se mezi po pret vazhdimin e pjesë së dytë të Konventës në Pallatin e Rinisë.

Veseli asht Kryetari i dytë i PDK’s mbas Hashim Thaçit, i cili asht ne pozitën e Presidentit të Republikës.

Për postin e ri, Veseli mori shumë urime por jo edhe nga partitë opozitare.