Kadri Veseli thotë se e viziton Veriun e Kosovës

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë ditës së sotme u takue me nënkryetarin e komunës së Leposaviqit, Mihret Salkovic.

Gjatë takimit Veseli u shpreh se disa herë e ka vizitue komunën e Leposaviq’it, por publikisht nuk ka tregue se kur ka shkue.

Kreu i Kuvendit u shpreh se shumë shpejt edhe në mënyrë zyrtare ka me vizitue komunën e Leposaviqit, mbasi për vizitë, ai ka ftesë edhe nga zyrtarë të Listës Serbe.

I pyetun për kthimin e Listës Serbe në Qeveri, Veseli ka thanë se zyrtarisht ende nuk ka ndonji vendim të tyne për këtë çashtje.

“Zyrtarisht ende s’janë kthyer, por kemi kontakte. E kanë nji qëndrim politik, por besoj që shpejt do të përmirësohet situata dhe do të kthehen”, tha Veseli.