Kadri Veseli: Veç Zoti e di ku e kemi fundin, jo deputetët!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka reague ndaj deklaratave të deputetes së Nismës, Valdete Bajrami, e cila tha se Presidenti Hashim Thaçi e ka afër fundin.

“Veç Zoti e din fundin tonë”, i asht përgjigj Veselit.

Deputetja e Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka komentue konferencën e djeshme të presidentit Hashim Thaçi.

Simbas saj, asht e kot sepse ai nuk mundet me i mbulue deshtimet e jueja, shkruen lajmi.net .

Bajrami ka shtue se Thaçi dje ka fye familjaret e viktimave, mbasi simbas saj, Thaçi po barazon gjenocidin që ka ba Serbia për me ndreq imazhin e vet.

“Ku ishit deri tash, pse nuk batë nji veprim të tillë sa ishit kryeministër”, ka thanë Bajrami.

Krejt në fund ajo deklaroi se fundi i Thaçit asht afër.

E për këtë ka reague kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili e pyeti Bajramin se kur asht fundi i Thaçit.

“Po të ishte ai këtu, do t’i përgjigjesha”, tha deputetja Bajrami.

Veseli ka thanë se shume herë deputetët bajnë deklarata të cilat paraqesin vepër penale dhe se këto akuza do të duheshin të ishin punë për Prokurorinë, ndërkaq deklaroi se vetëm “Zoti e di fundin e secilit”.